- Klienti:Komuna e Prizrenit
- Lokacioni:Lagjja Dardania 2
- Data: 16.11.2020
- Kategoria: Inçizim
- Koha: 2 Muaj
Inçizimi i gjendjes faktike për nevojat e planit rregullues urban për lagjen Dardania 2 në Prizren
Zhvillimi urban është një aktivitet njerëzor që i përket aktiviteteve më komplekse sepse duhet të përfshijë nevoja të ndryshme njerëzore në korniza hapësinore të kufizuara. Përveç planifikimit cilësor, zbatimi i zhvillimit urban mund të jetë një pengesë e procesit sepse duhet të marrë parasysh specifikat shoqërore në lidhje me mënyrën në të cilën zgjidhen marrëdhëniet njeri-tokë brenda sistemit ligjor.
Procesi i urbanizimit zakonisht përfshin tre faza themelore – planifikimin urban, menaxhimin e tokës dhe ndërtimin e infrastrukturës publike dhe komunale, dhe masat e nevojshme për të adresuar strukturën e parcelave dhe të drejtat mbi to në mënyrë që të zbatohen ndërhyrjet e planifikuara në hapësirë.
Detyrat e projektit në fjalë janë:
• Inçizimi i gjendjes detale te Objekteve
• Inçizimi i gjendjes detale te Rrugeve
• Inçizimi i gjendjes detale te Infrastruktures ( Rrjetit Elektrik,Postes, Kanalizimet etj)
• Evidentimi I problemeve ne secillin bllok urban
• Diskutimet publike me banoret
• Diskutimet me secilin bllok urban me pronaret te pronave dhe marrja e deklaratave te tyre per procedurat e metutjeshme
• Te behet korigjimi i Planit Rregullativ.