Service

Matjet Kadastrale

Kadastri i tokës është rregulluar me Ligjin për Kadastër (Nr. 04 / L-013) të Republikës së Kosovës. Ky ligj rregullon kadastrën e pasurive të paluajtshme, matjet shtetërore dhe kadastrale, punët gjeodezike dhe kadastrale si dhe përdorimin, regjistrimin, ruajtjen, mirëmbajtjen dhe përdorimin e të dhënave kadastrale. Kadastri shërben si bazë për regjistrimin e të drejtave pronësore duke krijuar njësi kadastrale, parcela, ndërtesa, pjesë të ndërtesave dhe përçojave, si dhe rindërtimin e informacionit kadastral. Kadastri mbështet veprimet e personave juridikë dhe fizikë për nevoja dhe qëllime administrative, juridike, ekonomike dhe shkencore. Të gjitha institucionet e nivelit qendror dhe lokal në Republikën e Kosovës që merren me parcela, ndërtesa dhe pjesë të ndërtesave, do të përdorin të dhënat për njësitë kadastrale, të cilat përcaktohen në kadastër.

GJEO-PROJEKT SHPK është kompani e lincensuar gjeodete për ofrimin e shërbimeve kadastrale. Besimin e përgjithshëm tek njerëzit e kemi fituar me punë të drejtë. Synimi i kompanisë tonë është që klientët të ndahen të kënaqur me shërbimet tonë, gjithnjë duke qëndruar brenda parimeve profesionale të punës gjeodezike dhe përgjegjësisë morale ndaj pronës që posedohet.

Skica e Ndarjes së Parcelave

Skica e Legalizimit të Objekteve

Skica e Bashkimit të Parcelave

Shërbimet në kuadër të matjeve kadastrale

Accordion Tab

  • kufizimi i parcelave
  • ndarja e parcelave
  • bashkimi i parcelave
  • ri-rregullimi i kufirit kadastralë
  • legalizimi i objekteve individuale, kolektive dhe afariste
  • elaborati gjeodezik i shpronësimit
  • konsolidimi i tokavë bujqësore
  • rindërtimi i informacionit kadastral etj.