Service

Monitorimi

Vendosja e rrjetave gjeodezike

Rrjeti gjeodezik është një grup i pikave gjeodezike të ndërlidhura dhe shërben si bazë për kryerjen e matjeve në fushën e gjeodezisë inxhinierike. Rrjetet gjeodezike paraqesin materializimin e sistemit koordinativ dhe mundësojnë që matjet të kryhen me saktësinë e kërkuar në të gjithë zonën e ndërtimit dhe në çdo fazë të ndërtimit të objektit.

Rrjetat gjeodezike duhet të vendosen:

  • që matjet gjeodezike gjatë ndërtimit të objekteve të kryhen me saktësinë e përcaktuar në të gjithë zonën e ndërtimit dhe në çdo fazë të ndërtimit
  • të përcaktojë me saktësi pozicionin e objekteve në hapësirën 3D
  • për hartimin e hartave topografike
  • për punë kadastrael, i cili përcakton gjendjen e parcelave dhe ndërtesave
  • për matjen e detajuar të terrenit për nevojat e hartimit të një plani gjeodezik
  • kur të dhënat për pikat ekzistuese gjeodezike mungojnë ose nuk azhurnohen
  • kur saktësia e të dhënave të pikave ekzistuese gjeodezike është joadekuate kur gjeometria e rrjetit ekzistues gjeodezik nuk siguron
  •  saktësinë e përcaktuar të matjeve
  • për kryerjen e matjeve të kontrollit gjatë dhe pas ndërtimit të objektit ose infrastruktura
Përpunimi dhe barazimi i rrjetave
Monitorimi dhe mbikëqyrja e qëndrueshmërisë së objekteve
Kryerja e analizës së deformimit dhe nxjerrja e konkluzioneve përkatëse

Të dhënat e matjeve transferohen në softverët për barazim të rrjetave, që përmbajnë informacion mbi llojin e marrësit, metodën e matjes së lartësisë së antenës, llojin e antenës, të dhënat e vëzhgimit, ephemeris satelitore, emrin satelitor dhe numrin e identifikimit.

Këto të dhëna u ngarkohen në programin e përpunimit të matjes GNSS, në softverin LEICA Geo Office (LGO) ose në softverin Trimble Busines Centre, të cilët shërbejn për përpunimin e të dhënave të matjes

Barazimet e rrjetave janë shumë të automatizuara sot për shkak të programeve të sofistikuara në përdorim. LGO dhe TBC gjithashtu mundësojn përpunimin e të dhënave të matjes GNSS të llojeve të ndryshme të marrësve duke përdorur formatin RINEX.

Monitorimi dhe mbikëqyrja e qëndrueshmërisë së objekteve

Ndërtimi i ndërtesave komplekse dhe objekteve të infrastrukturës, është një proces i ndërtimit kompleks dhe i rrezikshëm. Prandaj monitorimi i pozicionit të ndërtesave gjatë ndërtimit ose për objektet të cilët tashmë janë ndërtuar është i nevojshëm, ku identifikohen  ndryshimet e mundshme në pozicionin e këtyre objekteve i cili mund të jetë i rrezikshëm sepse mund të shkaktojë dëmtime dhe deformime dhe të ndikojë në sigurinë e jetës dhe shëndetit të njeriut.

Gjeomonitorimi kërkohet për:

  • përcaktimin e lëvizjeve dhe zhvendosjen e strukturave të mëdha
  • monitorimin e sjelljes së sipërfaqes në minierë nëntokësore ose ndërtimin e një hapësire nëntokësore
  • monitorimi i sjelljes së objektit në toka me ngarkesë të dobët
  • monitorimin e lëvizjeve të pikave të caktuara në objekte
  • vëzhgimi i zvarritjes së masave malore
  • vëzhgimi i shpateve rreth gërmimeve të mëdha

 

Kryerja e analizës së deformimit dhe nxjerrja e konkluzioneve përkatëse

Në varësi të drejtimit të ndryshimit të pozicionit, ne dallojmë:

  • ndryshim pozicioni horizontalë dhe
  • zhvendosja ose ndryshimi i pozicionit vertikal

Matjet precize gjeodezike, përcaktojnë pozicionin e saktë të objekteve në hapësirë. Bazuar në këto matje, ne llogarisim ndryshimet në pozicion gjatë periudhave të caktuara kohore. Rezultati i matjeve tona është një raport që analizon me kujdes ndryshimet në pozitë dhe deformimet që rezultojnë.